Flash News

E-TJERA

Karamuço: Call center-at e Shqipërië, hajdutët më të mëdhenj të Evropës, ‘viktimat’ duan paratë mbrapsht

Karamuço: Call center-at e Shqipërië, hajdutët më

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka thënë se call center-at në Shqipëri janë kthyer në hajdutët më të mëdhenj të Evropës.

I ftuar në studion e MCN Tv, Karamuço tha se ka miliona njerëz të dëmtuar nga shtetet e BE-së, dhe këto shtete po kërkojnë paratë mbrapsht.

Karamuço tha se janë vjedhur rreth 50 milionë euro nga qytetarët spanjollë, teksa shtoi se disa call center-a janë guaska që kryejnë aktivitet kriminal të mashtrimit.

“Ai që është kryelajm është fakti që disa nga Call Center-at janë kthyer në hajdutët më të mëdhenj të Evropës. Janë dëmtuar me miliona persona, shtetas të huaj të BE, kanë ngritur alarm të madh sepse ka ardhur koha t’i mbajmë nën kontroll, jo kur na trokasin në derë autoritetet ligjzbatuese evropiane. I kanë vjedhur shtetasve spanjollë 50 milionë euro, tani këto lekë ku janë. Kanë kaluar një sërë duarsh dhe është e vështirë për t’i hetuar. Duhet ta kishim bërë me kohë hetimin. Spanjollët nuk presin vetëm arrestime, por duan paratë mbrapsht. Kemi arrestuar më shumë nga punonjësit se sa ata që planifikojnë dhe organizojnë. Disa nga Call Center-at janë guaska, që kryejnë aktivitet kriminal të mashtrimit. Kjo formë e mashtrimit kompjuterik duhet të marrë fund sepse po na dëmton si imazh shumë”, tha Karamuço.

 

Të fundit