Flash News

E-TJERA

Karamuço: Kolegë të prokurorëve të SPAK në dosjen “Toyota Yaris”

Karamuço: Kolegë të prokurorëve të SPAK në

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuçodeklaron se në dosje e “Toyota Yaris” ka edhe emra prokurorësh.

I ftuar në Euronews Albania, Karamuço u shpreh se nuk duhet fajësuar ekskluzivisht SPAK për nxjerrje të informacioneve sekrete lidhur me këtë dosje pasi të përfshirë mund të jenë edhe punonjës të administratës apo avokatë që kanë dijen dhe kontakt me dosjen.

“Është një dosje që ka një fluks të madh informacioni që përfshin jo vetëm eksponentë të krimit të organizuar, por edhe përfaqësues të organeve të drejtësisë. Këto i kemi fragmentare se me atë që bëri gjykata në fund të korrikut tha që janë sekret dhe nuk publikohen. Shumica e personazheve, politike, të policisë apo drejtësisë ka vështirësi të madhe për t’i vërtetuar dhe faktuar, mund edhe të mos vërtetohen. Nga ana tjetër këto dokumente nuk mund të themi që kanë rrjedhur nga SPAK, pasi mund të ketë dalë edhe nga avokatët. Ne nuk kemi folur me emra, kemi thënë këta janë grupimet që po hetohen. Vështirësia është se janë kolegë të SPAK që do të hetohen. Kjo dosje është në partneritet nga belgët dhe nuk mund të mbyllen sytë përballë saj”, tha Karamuço.

 

Të fundit