Flash News

E-TJERA

Karamuço: Komunikimet në Matrix do të zbardhin fatin e Martinajt dhe Talo Çelës

Karamuço: Komunikimet në Matrix do të zbardhin fatin e

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se me zbërthimin e komunikimeve në aplikacionin Matrix do të zbardhen shumë ngjarje kriminale, përfshirë edhe zhdukjen e Ervis Martinajt.

I ftuar në Euronews Albania, Karamuço deklaroi se komunikimet e Matrix do të zbardhin të vërtetën nëse Martinaj është vrarë apo ka humbur gjurmët me dëshirë.

“Zbardhja e komunikimeve të Matrix do të jetë një avantazh i madh pasi dhe Nuredin Dumani ka thënë që komunikonin edhe me Matrix. Mendoj se do të zbardhen shumë ngjarje që janë të pazbardhura dhe që sot po hetohen nga policia. Disa janë të pezulluara. Mund të zbardhet fati i Ervis Martinajt, fati i Talo Çelës, sepse mendohet që mund të kenë të njëjtin fat. Jam i bindur se zbardhja e komunikimeve në Matrix do të ndihmojë për të zbuluar fatin e Martinajt, sepse përdorues të afërt me të, ose të atyre grupeve që policia dyshon se mund të jenë përfshirë në arratisjen apo ekzekutimin e tij të mundshëm, kanë përdorur Matrix. Kjo shton avantazhet dhe premisat që të zbulojmë këtë rast dhe gjithashtu edhe rastin e Talo Çelës. Edhe ai mendohet se është arratisur ose është vrarë dhe zhdukur. Kemi edhe një rast të një personi nga jugu që është zhdukur në Tiranë dhe nuk po gjendet. Po kërkohet nga policia. Këto ngjarje, sigurisht, nëse nuk i zbulon kur ndodhin, edhe pse mund të kesh dyshime, këto lloj aplikacionesh i zbardhin plotësisht. Dhe ky është një fat i madh që kemi, nëse kanë ngelur gjurmë nëpër servera,” tha Karamuço.

Të fundit