Flash News

E-TJERA

Karamuço: Dyshime se MEK ka sulmuar edhe vende të NATO-s

Karamuço: Dyshime se MEK ka sulmuar edhe vende të NATO-s

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News ka folur në lidhje me muxhahedinët të strehuar në Manzë.

Ai tha se dyshohet se MEK nuk ka sulmuar vetëm Iranin, por edhe disa vende të tjera në NATO-s, të cilat nuk bëhen të ditur.

Karamuço tha se në kamp janë bërë dy kontrolle nga policia. I pari është bërë një vit më parë për lëndë narkotike dhe nuk ka pasur asnjë rezistencë, ndërsa këtë herë fillimisht janë dakordësuar me drejtuesit, më pas kur kanë nisur kontrollet në godinat ku janë serverat ka nisur rezistenca, e cila lë shumë për të dyshuar.

“Izraelitët janë miq me MEK. Kanë bashkëpunuar në drejtim të qeverisë islamike aty. Nuk shikoj ndonjë  gjë emergjente për shkuar aty.

Kryeministri ka edhe informacione të tjera që sulme kibernetike nuk do të na vijnë vetëm nga Irani, por edhe nga bota sllave që ka krijuar Putin.

Dyshohet se MEK nuk ka sulmuar vetëm Iranin, por edhe shtete të tjera të NATO-s që ende nuk dihet.

Janë bërë dy kontrolle në kampin e MEK.  I pari është bërë vjet për lëndë narkotike, nuk është bërë asnjë rezistencë. Edhe ai personi që ka vdekur ka vdekur para se të niste operacioni”, tha Karamuço.

Të fundit