Flash News

E-TJERA

Karamuço ngre alarmin për emigrantët që shkojnë në Angli: Gërmojnë tokën për të fjetur që mos të vriten natën nga plumbat

Karamuço ngre alarmin për emigrantët që shkojnë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço  ka ngritur alarmin se emigrantët shqiptarë që nisen për të shkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe po rrezikojnë jetën ende po kaluar kanalin e La Manshit.

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, eksperti thotë se shqiptarët po qëndrojnë në një zonë që kontrollohet nga bandat arabe dhe kurde, në kohën kur bandat bëjnë luftë për territore.

“Nata e tyre është kthyer në makth pasi zonat ku këta qëndrojnë janë qendra të bandave jo shqiptare. Shqiptarët nuk veprojnë aty. Janë në tokë franceze. Ke të shtëna AK47 çdo natë. Ka luftë bandash çdo natë për territor.

Bandat arabe, kurde lëvizin çdo natë lirshëm. Kjo nuk është çështje e jona janë në tokë franceze. Shqiptarët rrezikojnë të vdesin pa arritur në tokën e premtuar. Ata gërmojnë tokën për të fjetur nën të që mos i vrasin plumbat gjatë natës. Janë në rrezik të madh.”- tha Karamuço.

Të fundit