Flash News

E-TJERA

Karamuço: Para vrasjes, djali i ish-gjyqtarit ishte në lokal me dy policë

Karamuço: Para vrasjes, djali i ish-gjyqtarit ishte në lokal me dy

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka dhënë më tepër detaje rreth vrasjes së 28-vjeçarit Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fani Prendi mbrëmë në Tiranë.

I ftuar në Euronews Albania, Karamuço tha se Prendi shoqërohej nga dy efektivë të Policisë së Shtetit në lokal dhe pasi ka dale jashtë është ndjekur nga atentatori i cili e ka qëlluar me armë me selenciator.

“Nuk ka pasur prezencë policore në zonë, djali ka dalë nga lokali, atentatori i ka vajtur dhe e ka ekzekutuar në mos gaboj me 5 plumba dhe është larguar me një makinë. Arma ka qenë e vogël, me selenciator dhe nuk është dëgjuar gjë dhe ata brenda lokalit mund ta kenë parë kur është rrëzuar dhe nuk kanë dëgjuar zhurma”, tha ai. 

“Kanë qenë një shofer dhe dy ekzekturorë të cilët sapo e kanë parë që ka dalë nga lokali e kanë ndjekur nga pas dhe e kanë ekzekutuar. AMP” po verifikon një fakt që nuk është thënë deri tani, pasi mendohet se i ndjeri ka qenë në tavolinë me dy efektivë të Policisë së Shtetit por do verifikohet dhe ky informacion paraprak”, tha Karamuço.

Të fundit