Flash News

E-TJERA

Karamuço: Si vrasja e Gentjan Bejtjas mund të na çojë tek atentati ndaj Sinomatit në Vlorë

Karamuço: Si vrasja e Gentjan Bejtjas mund të na çojë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, bëri një paralelizëm me vrasjes së Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë dhe ekzekutimit të Gëzim Sinomatit në Vlorë.

I ftuar në Euronews Albania, Karamuço tha se në të dyja rastet është ulur automati i energjisë elektrike për të fikur dritat.

Eksperti tha se vrasja e Bejtjas mund të jetë bërë nga pjesëtarë të bandave të Fushë Krujës, pasi vetë Bejtja ishte bashkëpunëtor në një nga to.

“Kjo ngjarje mund të na çojë te vrasja me snajper në Vlorë, pasi ka patur fikje të dritave, ulje të automatit të energjisë elektrike. Nuk po them i njëjti grup, por e njëjta metodë. Mund të jetë një person në grup që ka marrë pjesë në planet dhe realizimet.

Ju e dini që grupet në Fushë Krujë bëjnë goditje që nga Shkodra deri në Sarandë, janë të lidhura me të gjitha grupet në të gjithë vendin, janë trans-kombëtare. Janë grupe që shkojnë në çdo cep të vendit dhe paguhen mirë. Bëjnë planin kryejnë goditjen dhe kthehen aty në strofullën e tyre ku ndihen të sigurtë.

Në rastin konkret viktima ka qenë i përfshirë në ngjarje kriminale dhe ka shumë informacion të mbledhura, duke filluar nga ngjarja e kryekomisarit Dritan Lamaj, me vrasjen e Santos, zhdukjen e vrasësit të dyshuar të Santos, Stafukës, ose të grupit. Ai grup është i çarë më dysh tani. I kanë ndarë interesat dhe informacionet. Edhe midis bandave ka hyrë frika e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe për të mos ndjerë asnjë rrezik ata kanë filluar t’i heqin një nga një ata që kanë informacione”, tha Karamuço.

Të fundit