Flash News

E-TJERA

Karamuço tregon emrin e pasuesit të Ardi Veliut në AMP

Karamuço tregon emrin e pasuesit të Ardi Veliut në AMP

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbardhur emrin e pasuesit të Ardi Veliut në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Për Abc News, Karamuço ka thënë se përflitet që në krye të AMP-së do të vendoset Florian Sulejmani.

“Ka një emër që ka qarkulluar këto ditë. Kushti i vetëm që është vendosur nga kryeministri është që nuk duhet të vijë nga radhët e policisë. Bëhet fjalë për Florian Sulejmanin”, tha Karamuço.

Pak më parë, ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se emri është zgjedhur dhe se do t’i propozohet Ramës.

Të fundit