Flash News

E-TJERA

“Karma është një…”, Rama moral BE-së për korrupsionin, harron socialistët e përfshirë në afera

“Karma është një…”, Rama moral BE-së

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku morën pjesë zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte një deklaratë e bëra nga Rama kundrejt presidents së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Teksa iu referua rastit të korrupsionit që shpërtheu në Bruksel mes zyrtarëve të BE-së, quajtur ndryshe edhe si ‘Qatargate’, Rama e përshkroi rastin në fjalë me një shprehje “Karma është kurvë”.

Thënë këtë, kryeministri kërkoi të tregonte se procesi i anëtarësimit për vendet kandidate është i ndryshëm nga kur vende si Malta, vendi i origjinës së Metsolës, u bënë anëtarë të bllokut, duke thënë se ai është bërë "tepër neurotik dhe një gjë e padrejtë", shkruan Politico.

Artikulli vazhdon më tej duke cituar se Shqipëria renditet e 110-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International poshtë Afrikës së Jugut, Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

“Më shumë se gjysma e vendeve të BE-së nuk do të mund të hynin më në BE”, tha Rama, “Nuk po flas për ish-komunistët. Po flas edhe për themeluesit, më besoni. Roberta, më fal, duhet ta them, kur doli ky rast korrupsioni. Unë thashë: Karma është një kurvë”, tha Rama.

Metsola theksoi se Parlamenti “ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht pozitiv kur ishte fjala për zgjerimin e BE-së, sepse shumë prej nesh e mbajnë mend kohën kur u anëtarësuam”.

Rama sugjeroi që BE-ja tani kërkon standarde më të larta nga anëtarët e mundshëm (si Shqipëria) sesa anëtarët e saj, por ndërkohë kryeministri i vendit harron rastet dhe aferat korruptive që ndodhin mes zyrtarëve të qeverisë së tij, e të cilët një pjesë sot janë nën akuzë apo edhe pas heekurave të qelisë.

Afera korruptive e inceneratorëve është cilësuar si afera më e madhe, për të cilën aktualisht ndodhen në burg dy ish-zyrtarë të PS: ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputeti Alqi Bllako.

Një ndër emrat e tjerë të akuzuar në aferën e inceneratorëve është edhe ish-ministri i Rindërtimit dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, dhe shumë zyrtarë të tjerë të përfshirë.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vuan dënimin nën akuzën e shpërdorimit të dëtyrës. Sipas hetimeve, u provua se Tahiri kishte miqësi të ngushtë me grupin e Habilajve të cilën njihen për trafikimin e lëndëve narkotike.

Të fundit