Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Fiks Fare bëri një vëzhgim në fshatrat e Lushnjës, për të dokumentuar se me sa po shitet 1 kilogramë grurë.
Nëse çmimi i vjetshëm shkoi deri në 54 lekë për 1 kilogramë, këtë vit 1 kilogramë grurë ka shkuar maksimumi 28 lekë për kilogramë. Disa firma, të cilat u gjobitën nga Autoriteti i Konkurrencës se vepronin si kartel, duke fiksuar çmimin e grurit dhe miellit, po mbledhin grurë me të njëjtin çmim; 28 lekë për kilogramë!
Vitin e kaluar, kur lufta në Ukrainë sapo kishte filluar dhe çmimi i shitjes së drithit në tregjet ndërkombëtare kishte kapur majat, Ministria e Bujqësisë ftonte fermerët që të mbillnin grurë. Qeveria akordoi edhe një subvencion prej 30 mijë lekësh për 1 hektarë. Fermerët dëgjuan qeverinë dhe mbollën grurë. Sipas ministrisë së Bujqësisë, në të gjithë Shqipërinë janë mbjellë diku te 55 mijë hektarë. “Janë mbjellë rreth 55 mijë hektarë në të gjithë Shqipërinë, kemi subvencionuar një pjesë me 30 mijë lekë, kemi dhënë edhe naftë” tha për Fiks Fare Irfan Tarelli, drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Programeve të Bujqësisë në Ministrinë e Bujqësisë.
Por, a dhanë rezultat këto nisma të qeverisë?! Situata e fermerëve në Lushnje, Divjakë, etj, hambarin e Shqipërisë të prodhimeve bujqësore, është alarmante. Ata kanë ngritur alarmin se çmimi i grurit ka rënë ndjeshëm dhe se ata po falimentojnë. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në disa fshatra për të parë nga afër këtë situatë.
Fillimisht, grupi i Fiksit shkoi në fshatin Tërbuf, ku biseduan me disa fermerë. Të parin e gjejnë në mes të fshatit, teksa grurin e kishte shtruar në trotuare për t’u tharë. Fermeri thotë se me çmimin aktual të shitjes, 1 kg me 28 lekë, ai del me humbje. Llogarit kostot e mbjelljes, që nga plugimi, frezimi, fara, imputet bujqësore, korrja apo spërkatja. Ai thotë se nga llogaritë që ka bërë, nëse e çon te pika e grumbullimit në Lushnje, del me humbje. “I gjithë mundi i vitit. I të gjithë familjes dhe dalim me humbje” thotë fermeri.
Fiksi udhëton disa kilometra, në fushat e mëdha të Tërbufit. Gazetarët bisedojnë me një tjetër fermer, i cili grurin e kishte pa korrur. Fermeri thotë se ka mbjellë rreth 8 hektarë grurë. Sërish ai llogarit koston e mbjelljes, të përpunimit, spërkatjes, qirasë etj. “Dalim me humbje. Këta e kanë vendosur vetë çmimin që e marrin. Është një pikë grumbullimi në Lushnje që e merr me sa të dojë. Me 28 lekë për kilogramë. Me atë çmim, në falimentoj. I bie që unë vitin tjetër të mos mbjell” thotë ai, teksa në bllok ka të gjitha llogaritë.
Pas këtyre deklaratave, Fiksi shkon edhe në fshatin Grabian të Lushnjes, ku bisedon me një 30 vjeçar, i cili ka si profesion autokombanjer. “Unë jam autokombanjeri më i ri në zonë. Ma ka lënë trashëgimi im atë i ndjerë. Këtu të rinjtë kanë ikur. Unë zgjodha të vijoj profesionin e babait. Rendiment ka, por s’ka çmim. Ja shikoni këto që po korren, ia kërkojnë pikat e grumbullimit me 28 lekë. Por ata llogarisin edhe proteinat, llogarisin tiron që shkon te 15 deri në 20 %, llogarisin edhe lagështirën. Kështu që del me humbje 1 fermer se ai është mundi i gjithë vitit” pohon autokombanjeri. Ndërkohë, kamera e Fiks Fare filmon edhe “pirgjet” me grurë në mes të fshatit Grabian, në vendin e quajtur “lëmi”.
Po kush e ka vendosur këtë çmim prej 28 lekë kilogrami?! Në foltoren e Parlamentit, deputeti i PS-së dhe zonës e Lushnjes dhe Divjakës, Erion Braçe, tha se janë të njëjtët tregtarë që abuzojnë vazhdimit. Fiksi shkoi vetë në ambientet e Parlamentit për të folur me deputetin Braçe dhe për ta pyetur se kush janë këta tregtarë.
Braçe thotë se fermerët po falimentojnë. “Çmimi i grurit deri në 28 lekë për 1 kilogramë i falimenton. Janë të njëjta firma që janë gjobitur nga Autoriteti i Konkurrencës në fund të vitit 2022. Ato kanë fiksuar çmimet” thotë Braçe, teksa pyetjes se kush janë këto firma ai tha se ato gjenden te vendimi i Autoritetit të Konkurrencës si Agro Blend, Bloja, Miell Tirana, Atlas. “Po, ato janë” thotë Braçe.
Në vitet 2021 dhe 2022, Autoriteti i Konkurrencës hapi një hetim për fiksim çmimi nga disa firma në tregun e importit të grurit prodhimit dhe tregtimit të miellit. Ky Autoritet doli me dy njoftime për këtë problematikë. Në të parin, e datës 9 shtator 2021, Autoriteti thotë se “Komisioni i Konkurrencës, mbylli hetimet e thelluara për tregun e importit të grurit dhe tregtimit të miellit ndaj ndërmarrjeve Agro Blend, Miell Tirana, Bloja, Atlas dhe Atlas Mills. Konstatoi sjelljen e bashkërenduar midis këtyre ndërmarrjeve, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit. Këto ndërmarrje bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal” thuhet në njoftimin zyrtar të Autoritetit të Konkurrencës.
Në të njëjtin vendim, shkruhet mjaft qartë se “detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend, Miell Tirana, Bloja, Atlas dhe Atlas Mills të mos caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi. Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet. Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit”.
Në atë kohë, ky autoritet vendosi vetëm ti mbajë nën monitorim. Ndërkohë, nga monitorimi rezultoi se sërish këto firma e kanë shkelur konkurrencën. Në datën 22 dhjetor 2022, Autoriteti doli me një vendimmarrje, duke i gjobitur këto ndërmarrje me një total rreth 10 milionë lekë. “Detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend, Miell Tirana, Bloja dhe Atlas Mills, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit të mos bëjnë marrëveshje dhe/ose praktikat të bashkërenduara, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës” thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës. Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38