Flash News

E-TJERA

KAS pranon kërkesën e “Bashkë Fitojmë” për hapjen e kutive të Bashkisë Rrogozhinë

KAS pranon kërkesën e “Bashkë Fitojmë” për

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për hapjen e kutive të Bashkisë së Rrogozhinës dhe rinumërimin e votave.

Sot KAS i ka kërkuar KQZ-së hapjen e kutive me kërkesë të përfaqësuesve të opozitës, Ledio Brahos dhe Endri Sefës.

 “Shqyrtimi i kërkesës ankimore me nr. 80, datë 23.05.2023, me ankues subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashke Fitojmë” me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 531, datë 18.05.2023 “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit për kandidatët për kryetar Bashkia Rrogozhinë dhe Miratimi i Tabelës së re Përmbledhëse pas Rinumërimit dhe Rivlerësimit të votave në të gjithë qendrat e votimit të zonës zgjedhore, Bashkia Rrogozhinë”, thuhej në njoftimin e KAS.

Kandidati i PS-së, Edison Memolla, fitoi përballë Shkëlqim Hoxhës së koalicionit Bashkë Fitojmë me rreth 30 vota diferencë, ndërkohë që përpara se të numërohej kutia e burgut kryesonte Hoxha me mbi 50 vota.

Të fundit