Flash News

E-TJERA

KAS pranon kërkesën e PD dhe LSI, 114 kutitë e qarkut të Beratit do të rinumërohen

KAS pranon kërkesën e PD dhe LSI, 114 kutitë e qarkut të

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur për rinumërimin e 114 kutive të qarkut të Beratit. KAS-i ka pranuar kërkesën e PD dhe LSI, të cilat pretendojnë për shkelje të procesit zgjedhor në këtë qark.

KAS ka vendosur të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore. Numërimi do të nisë në orën 13:00.

Gjatë diskutimeve të sotme në mbledhje, LSI kërkoi rinumërim në të gjithë qarkun, kërkesë e mbështetur dhe nga PD, ndërsa përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji tha se është dakord që të hapen kutitë e ankimuara, ndërsa shprehu bindjen se rezultati nuk ndryshon.

Një ditë më parë KAS rrëzoi me shumicë votash kërkesën për përsëritje të zgjedhjeve në Gjirokastër. Tashmë pritet të vijohet me shqyrtimin e kërkesave dhe vendimin për qarkun e Vlorës.

 

Të fundit