Flash News

E-TJERA

KAS pushon shqyrtimin e kërkesës së Vetëvendosjes për qarkun Lezhë, arsyeja

KAS pushon shqyrtimin e kërkesës së Vetëvendosjes për

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pushuar shqyrtimin e ankimit të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosjes në Qarkun e Lezhës, Iljaz Shehu lidhur me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ky vendim është marrë nga KAS për shkak se kandidati dhe njëkohësisht ankimuesi në këtë rast, Iljaz Shehu nuk është parqitur në mbledhje, madje ka bërë kërkesë me shkrim duke thënë se nuk është i interesuar ta ndjekë çështjen.

"Kas i konsultuar në vend vendois pushimin e shqyrtimit të ankimit administrativ. Ky vendim shpallet sot në orën 11:15", tha përqafësuesi i KAS.

"Nuk do paraqitem në komision dhe të mos e ndjek ankesën. Edhe për mendimin tim ka shprehur vullnetin për tu tërhequr nga objekti i ankimit", shkruhej në letrën e tij.

Iljaz Shehu pretendonte në ankimimin e bërë se në shumë fletë votimi është vendosur shenjë nga komisionerët për ti bërë votat të pavlefshme.

Të fundit