Flash News

E-TJERA

KAS rrëzoi ankimimet e opozitës, përfaqësuesi i PS: Pretendimet ishin për shkelje parazgjedhore, procesi ishte transparent

KAS rrëzoi ankimimet e opozitës, përfaqësuesi i PS:
Koli Bele

Përfaqësuesi i PS në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, Koli Bele ka komentuar pretendimet e opozitës. Kujtojmë që KAS rrëzoi kërkesat për pavlefshmëri të rezultatit zgjedhor dhe përsëritje të zgjedhjeve në 9 qarqe.

Ai pranoi kërkesën e LSI-së për rinumërim të rreth 100 kutive në Durrës dhe Berat, të cilat nuk sollën ndryshim të rezultatit Zgjedhor.

Sipas Beles, shkeljet e pretenduara nga opozita ishin të periudhës parazgjedhore. Lidhur me këtë ai tha për "Ditarin e mëngjesit", se pretendimet nuk mund të ishin pjesë e shqyrtimit të KAS.

“Në pjesën më të madhe, shkeljet e pretenduara ishin të periudhës parazgjedhore, të cilat mund të ishin ose jo të vërteta, por që nuk mund të ishin pjesë e atij shqyrtimi dhe nuk ndryshonin numrin e votave në kuti. Në thelb procesi ka qenë transparent. Në qarqet ku kishte një rezultat të ngushtë u bë një rinumërim dhe besoj u krijua bindje se në numërim nuk pati vjedhje”, tha ndër të tjera Bele.

Të fundit