Flash News

E-TJERA

KAS rrëzon kërkesën e PD dhe Boiken Abazit për pavlefshmëri të rezultatit zgjedhor në Tiranë; nis shqyrtimin për Elbasanin

KAS rrëzon kërkesën e PD dhe Boiken Abazit për

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi me shumicë votash kërkesën e PD-AN dhe kandidatit të pavarur, Boiken Abazit për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor në qarkun e Tiranës.

KAS-i la në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. PD dhe Abazi kanë mundësi ta apelojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor, që është organi më i lartë vendimmarrës për zgjedhjet.

“Pasi KAS u mblodh në dhomë këshillimi, bazuar në analizën e provave dhe fakteve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga koalicioni PD-AN, rrëzimin e kërkesës ankimore nga kandidati z.Boiken Abazi dhe lënien në fuqi të vendimit të KQZ. Ky vendim hyn në fuqi. Kundër tij bëhet ankimi në Kolegjin Zgjedhor’’, tha anëtari Ledio Braho.

Një tjetër vendim që u mor gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve është miratimi i kërkesave ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike.
PD dhe LSI kanë kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre në këtë qark.

KAS ka shyrtuar deri më tani ankimimet për qarqet e Durrësit, Beratit, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës, por nuk ka pasur ndryshim rezultati apo vendim për ripërsëritje të zgjedhjeve.

Të fundit