Flash News

E-TJERA

KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Berat

KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për shpalljen të

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrezuar kërkesën ankimore e dy subjekteve politike opozitare për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 25 prillit në qarkun e Beratit.

Sipas KAS, nesër pritet vendimi për rinumërim ose jo të votave, si dhe do të vijojë shqyrtimi për Vlorën.

Po sot, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të rrëzojë kërkesën e PD dhe LSI për përsëritjen e zgjedhjeve edhe në qarkun e Gjirokastrës. Ky vendim është marrë me shumicë votash nga KAS-i, ndërsa kundër kanë dalë vetëm dy anëtarë, Ledio Braho dhe Elvis Cefa.

Në mbledhjen e disa ditëve më parë,  KAS rrëzoi kërkesat e PD, LSI dhe kandidatit të pavarur të Vetëvendosjes Kreshnik Merxhani për të marrë prova nga institucionet për emigrantët që nuk votuan.

 

Të fundit