Flash News

E-TJERA

KAS 'rrëzon' e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Durrës, pranon kërkesën e LSI

KAS 'rrëzon' e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur të mos pranojë prova të reja nga PD, lidhur me   kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun Durrës.  

Avokati i PD, Marash Logu gjatë mbledhjes së sotme tha se duke iu referuar pajisjes së identifikimit elektronik PEI, u vërtetua se dhjetëra persona kanë vendosur shenjën e gishtin në më shumë se një herë në këtë qark.

4 persona me të njëjtin mjet identifikimi kanë votuar në 8 qendra votimi të ndryshme, 34 persona janë përdorur për identifikimin e 71 zgjedhësve. 34 persona mund të kenë votuar 71 herë, është një provë që kemi pasur mundësi ta diskutojmë edhe me qarqet e tjera, të dhënat do të përdoren nga ana jonë, po ajo që ka rëndësi është informacioni që na është dhënë në dispozicion. Pyetja ime është që a është kryer verifikimi nëse ka pasur ndërprerje dhe ka vijuar me votim manual”, tha Logu.

 Gjithësesi, KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për pavlefshmëri zgjedhjesh në Durrës dhe vijon me shqyrtimin e kërkesës së LSI po për këtë qark.

KAS vendosi të pranojë kërkesën e LSI-së që të numërohen 108 kuti të qarkut Durrës. Numërimi do të nisë ditën e nesërme në orën 10.00 .

 

 

Të fundit