Flash News

E-TJERA

KAS shfuqizohen gjobat e KQZ-së ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj

KAS shfuqizohen gjobat e KQZ-së ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj
Erion Veliaj

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka shfuqizuar vendimin për gjobat e vendosur nga KQZ ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

KQZ gjobiti kryebashkiakun Veliaj për promovim të aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale dhe mosdeklarim të tyre. Veliaj u ndëshkua me 75 mijë lekë të reja, nga ku 35 mijë lekë të reja për mos raportim të aktiviteteve si dhe me 40 mijë lekë të reja për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Vendimi i KQZ-së erdhi pas denoncimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me vizitat e kryebashkiakut në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

KAS pranoi argumentet e përfaqësuesit ligjor se Bashkia Tiranë e ka nisur raportimin e të dhënave për aktivitetet e saj menjëherë me krijimin të dhënave në faqen e KQZ-së dhe se shtëpitë e inspektuara për shkak të detyrës si Kryetar Bashkie, janë buxhetuar para 24 dhjetorit 2020, datë kur ka hyrë vendimi në fuqi që ndalon buxhetime të tilla.

Vendimi erdhi pas apelimit nga përfaqësuesit e Veliajt, të cilët theksuan se kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë shkelje gjatë takimeve të kryera në Tiranë.

 

Të fundit