Flash News

E-TJERA

KAS vendos hapjen e një kutie në një QV në Vlorë

KAS vendos hapjen e një kutie në një QV në Vlorë

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të hapë një kuti votimi në një qendër votimi në Qarkun e Vlorës.

Vendimi erdhi pas ankimimit të bërë nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj me arsyetimin se fletët e votimit nuk kishin vula.

"Sot, KAS nisi shqyrtimin e kërkesave ankimore nr. 38, kërkesës ankimore nr. 38, nr. 39 dhe nr. 40. Shqyrtimi i kërkesave ankimore do të vijojë si më poshtë:


Kërkesa ankimore nr. 38 (Qarku Berat) do të shqyrtohet ditën e Martë, datë 03.06.2025 në orën 14:00.

Kërkesa ankimore nr. 39 (Qarku Vlorë) do të shqyrtohet ditën e Hënë, datë 02.06.2025 në orë 15:00. (Do hapet Kutia nr. 4494/00, KZAZ 85 Vlorë) pas bashkimit me kërkesën ankimore 43, depozituar nga Shqipëria Bëhet).

Kërkesa ankimore nr. 40 (Qarku Gjirokastër) do të shqyrtohet ditën e Martë, datë 03.06.2025 në orën 12:00," thuhet në njoftim.

Të fundit