Flash News

E-TJERA

Kaseta e Krushës, Nazarko: Akuzat ndaj Bashës pjesë e fushatës, Shqipërisë i duhet një qeveri me bazë të gjerë

Kaseta e Krushës, Nazarko: Akuzat ndaj Bashës pjesë e

Analisti Mentor Nazarko i ka cilauar politike dhe pjesë të fushatës akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për fshehjen e kasetën e masakrës në Krushë të Madhe.

“Nuk e besoj se në këtë histori ka diçka që duhet ta fajësoj Bashën për kasetën, nuk besoj as që Bellanica është i manipuluar. Mendoj që Basha ka kryer një rol profesional që sot pas kaq vitesh s’ka pse ndjehet përgjegjës. I mendoj pjesë të fushatës akuzat që po bëhen në lidhje me zhdukjen e kasetës së masakrës në Krushë të Madhe”, tha analisti.

Ky i fundi tha për "Neës 24" se vendi ka nevojë për qeveri me bazë të gjerë që adreson çështje si pandemia dhe tërmeti.

"Një qeveri me bazë të gjerë që adreson drejt një çështje si pandemia, krijimi i institucioneve që kanë ngecur nga reforma në drejtësi. Pra, të mos vuhet më nga përcarja që ekziston mes forcave politike. Jam i mendimit se kriza si pandemia e tërmeti që ndikojnë duhet të adresohen në mënyrë kohezive nga një qeveri me bazë të gjerë.

Ndoshta edhe këto kritikat e fuqishme që vijnë mbi Bashën mund të jenë përpjekje për një pazar të mirë… Unë nuk kam informacion, këto janë thjesht pandehma, s’jam as fallxhor. E kam të vështirë të besoj se në katet e sipërme të politikës po zhvillohen negociata të tilla”, deklaroi Nazarko.

Të fundit