Flash News

E-TJERA

Kaseta e masakrës dhe akuzat për Bashën, Rakipllari: U transmetua nga BBC, ç’vlerë ka nëse e ka fshehur dikush tjetër

Kaseta e masakrës dhe akuzat për Bashën, Rakipllari: U transmetua

Gazetari Robert Rakipllari ka komentuar intervistën e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza, i cili 22 vite më parë ka qenë përkthyesi i ekipit të grupit të BBC.

Ai dha versionin e tij lidhur me kasetën për masakrën e Krushës së Madhe nga serbët, e rikthyer në vëmendje pas akuzave nga kryeministri Rama, se kasetën me filmime të kameramanit amator Milaim Bellanica, e ka patur Lulzim Basha, në kohën kur punonte për UNMIK-un në Kosovë.

Sipas Pezës, kameramani amator  kasetën ia ka dorëzuar BBC-së dhe beson se mund të jetë dorëzuar nga ekipi i BBC-së, pranë OKB-së, pasi kjo e fundit edhe e ka marrë në pyetje kameramanin që filmoi masakrën ku shfaqen të vrarë më shumë se 250 njerëz.

I ftuar në ‘real story’, Rakipllari pas intervistimit thotë se nuk beson se ka patur kopje tjera. Sipas tij, pas transmetimit të pamjeve nga BBC, nuk ka më vlerë nëse këtë kasetë e ka patur dikush tjetër dhe e ka fshehur.

“Peza nuk besonte se kishte bërë kopje e pamje të tjera.

Sipas tij, kameramani kishte nënshkruar kontratë se ja dhuronte BBC. Kjo nuk vërteton se mund të ketë pasur kopje tjera. Nuk kemi një kasetë të zhdukur, ka ekzistuar. I është bërë e ditur se më tej do i kalohej OKB në Kukës në atë kohë.

Mendoj se kemi kasetë është përdoru nga BBC në kohën e duhur. Më tej ka kaluar në instancat ndërkombëtare të kohës. Nuk e di çfarë vlere ka se këtë kasetë e ka pasë dikush tjetër dhe e ka fshehur, kur e ka bërë efektin e vet”, tha gazetari.

 

Të fundit