Flash News

E-TJERA

Katar 2022/ Katër ndeshjet që pritet të zhvillohen në ditën e shtatë të Botërorit

Katar 2022/ Katër ndeshjet që pritet të zhvillohen në

Sot zhvillohen katër ndeshjet e radhës në kuadër të Kampionatit Botëror në Katar.

Loja hapëse do të jetë ballafaqimi në mes Tunizisë dhe Australisë, në kuadër të grupit D në orën 11:00.

Po ashtu, luan Polonia me Arabinë Saudite, në grupin C. Polakët do të synojnë fitoren, pas barazimit me Meksikën.

Një ndeshje tjetër interesante do të luhet në mes Francës dhe Danimarkës, në ora 17:00. Kampioni aktual pas fitores bindëse ndaj Australisë do të synojë fitoren ndaj Danimarkës.

Ndërsa loja përmbyllëse e ditës së sotme do të jetë qershia mbi tortë, përballja mes Argjentinës dhe Meksikës, në grupin C. Kjo lojë do të luhet në orën 20:00.

 

Të fundit