Flash News

E-TJERA

“Katar 2022”, kombëtarja bie në renditjen e FIFA, Kosova ngjitet me dy pozicione

“Katar 2022”, kombëtarja bie në renditjen e FIFA, Kosova

Shqipëria ka humbur një pozicion që nga renditja e muajit shkurt, duke zbritur nga vendi i 65-të në të 66-shtatin.

Në zbritjen e kombëtares kanë ndikuar dy ndeshjet e fundit miqësore, sfida me Spanjën ku humbi 2-1 dhe sfida me Gjeorgjinë e cila përfundoi me barazim 0-0.

E kundërtsa ka ndodhur me Kosovën, e cila ëhstë pozicionuar dy vende më lart, nga vendi i 109-të në vendin e 107-të. Kosova ia doli falë suksesit 5-0 me Burkina Fason dhe barazimit 1-1 me Zvicrën.

Renditja do t’i ndikojë skuadrave në ndarjen në 4 vazo të 32 skuadrave që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror Katar 20022, i cili starton në Nëntor.

Të fundit