Flash News

E-TJERA

Katar 2022/ Kombëtarja shqiptare niset drejt Hungarisë, mungon Balaj

Katar 2022/ Kombëtarja shqiptare niset drejt Hungarisë, mungon Balaj

Kombëtarja shqiptare është nisur sot drejt Hungarisë për sfidën e radhës në eliminatoret e Botërorit Katar 2022.

Kuqezinjtë do të përballen me Hungarinë mbrëmjen e nesërme në stadiumin “Puskas Arena” në orën 20:45. Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e dytë të grupit pas Anglisë në kuotën e 12 pikëve.

Bekim Balaj do t’i mungojë kombëtares shqiptare në transfertën e “Pushkash Arena” përballë Hungarisë. Sulmuesi shkodran nuk është stërvitur me ekipin për shkak të një problemi muskulor në kofshë.

Skuadra kuqezi në ndeshjen e parë ndaj përfaqësueses hungareze triumfoi minimalisht 1-0 në stadiumin “Elbasan Arena” falë golit të Armando Brojës, tre minuta nga fundi i sfidës.

 

 

Të fundit