Flash News

E-TJERA

Katar 2022/ Kroacia nxjerr jashtë lojë Brazilin me penallti, kualifikohet në gjysmëfinale

Katar 2022/ Kroacia nxjerr jashtë lojë Brazilin me penallti,

Brazili mbetet jashtë Kupës së Botës pasi humbi në penallti përballë Kroacisë të premten në çerekfinalet e Kupës së Botës 2022.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 me kohë të rregullt, ndërsa golat u shënuan nga Neymar për Brazilin, ndërsa tre minuta më vonë erdhi barazimi nga Bruno Petkovic.

Kroacia mposhti Brazilin 4-2 në penallti për t'u bërë skuadra e parë që kualifikohet për në gjysmëfinale.

Ndërkohë, Holanda dhe Argjentina ndeshen me njëra-tjetrën në sfidën e dytë çerek-finale të Kupës së Botës “Katar 2022”, e cila do të luhet në stadiumin “Lusail”.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinale.

Të fundit