Flash News

E-TJERA

“Katar 2022”/ Reja shpall listën e 25 lojtarëve të Kombëtares në sfidën përballë Hungarisë dhe Polonisë

“Katar 2022”/ Reja shpall listën e 25 lojtarëve të

Trajneri i Kombëtares shqiptare Edoardo Reja ka shpallur listën me 25 lojtarët që do të grumbullohen në dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”, në sfidën përballë Hungarisë dhe Polonisë.

Krahasuar me grumbullimin e fundit, lista e kuqezinjve ka shumë pak ndryshime. Risi e kësaj radhe është Ivan Balliu, i cili po kalon një formë të mirë me Rayo Vallecanon-n në Spanjë. Ndërkaq, rikthehen në dispozicion Ermir Lenjani, Kastriot Dermaku dhe Federic Veseli, të cilët munguan në ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike.

Do të mungojë për shkak dëmtimi këtë herë mesfushorët Qazim Laçi dhe Armir Abrashi, i cili është dëmtuar pak ditë më parë dhe nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij për kuqezinjtë.

Pjesa tjetër e listës nuk ka ndryshime, teksa pas impenjimeve me klubet në fundjavë lojtarët do të grumbullohen të hënën në kompleksin Tropikal në Durrës për të nisur përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, që janë vendimtare për Kombëtaren në eliminatoret e Botërorit.

Aktualisht Shqipëria renditet e dyta në Grupin I me 12 pikë pas 6 ndeshjesh, ndërsa më 9 tetor do të sfidojë Hungarinë në transfertë. Më 12 tetor në “Air Albania” kuqezinjtë do të presin Poloninë, aktualisht rivalin direkt për vendin e dytë.

“Katar 2022”/ Reja shpall listën e 25 lojtarëve të

Të fundit