Flash News

E-TJERA

Kategoria Superiore/ 6 skuadra mbeten pa stadium, “Elbasan Arena” shihet si ‘shpëtim’

Kategoria Superiore/ 6 skuadra mbeten pa stadium, “Elbasan Arena”
Foto Ilustruese

Nisja e sezonit të ri futbollistik u shoqërua me sukses, gola, fitore dhe me risinë e sistemit VAR. Megjithatë disa nga skuadrat e futbollit shqiptar ‘vuajnë’ mungesën e një stadiumi.

Kukësi, Partizani, Dinamo, Teuta, Kastrioti dhe Laçi nuk kanë një fushë të vetën për të zhvilluar takimet me kundërshtarët. Kastrioti i gjeti zgjidhjen duke prenotuar Kamzën. Të tjerat duhet të presin radhën në “Elbasan Arena”.

Tirana, Skënderbeu, Vllaznia dhe Egnatia janë katër skuadrat që kanë stadiumet e tyre.

Pas përfundimit të ndeshjes së kombëtares shqiptare me Poloninë, Partizani dhe Dinamo do të luajnë në “Air Albania”. Kukësi duhet të presë me shpresën se punimet në stadiumin e tij të përfundojnë së shpejti. Në “Niko Dovana” nuk dihet ende se sa do të zgjasin punimet, për të rikthyer në fushë Teutën.

 

Të fundit