Flash News

E-TJERA

Kategoria Superiore/ Tirana e mbyll me barazim në Korçë, humbin Vllaznia e Kukësi

Kategoria Superiore/ Tirana e mbyll me barazim në Korçë, humbin
Foto ilustruese

Paraditen e sotme u luajtën sfidat e vlefshme për javën e 9-të Kategorisë Superiore.

Vllaznia ka dalë me humbje nga sfida me Laçin, pasi vendasit surprizuan në fund me Redon Xhixhën që i dha fitoren bardhezinjve me rezultatin 1-0.

Ndërkohë Kastrioti shënoi gol në minutën 17-të në ndeshjen me Kukësin, që vulosi edhe fitoren.

Në Korçë Tirana arriti të evitojë humbjen pasi vendasit e Skënderbeut kaluan në avantazh të parët. Takimi u mbyll në barazim 1-1.

Pavarësisht këtyre rezultateve surprizë, Vllaznia nuk e humbet kreun teksa Kukësi ruan ende vendin e dytë. Tirana mbetet momentalisht në vendin e tretë kurse vendi 4-5 ndahet mes Kastriotit e Teutës që kanë nga 13 pikë.

Të fundit