Flash News

E-TJERA

Katër banesa përfshihen nga zjarri në Berat, dyshohet se kanë humbur jetën babë e bir

Katër banesa përfshihen nga zjarri në Berat, dyshohet se

Gjatë natës katër banesa janë përfshirë nga flakët, në lagjen Muzakaj në qytetin e Beratit.

Fillimisht zjarri ka rënë në banesën e shtetasit J.V, ndërsa më pas është përhapur edhe në dy banesa të tjera të cilat kanë qenë ngjitur, banesa e shtetasit R.S dhe P.N.

Dyshohet se nga zjarri kanë humbur jetën tre persona. Viktimat janë babë e bir dhe një shok i këtij të fundit.

Mësohet se babai është i paralizuar, ndërsa djali djali përdorues alkooli. Deri më tani, policia njofton se është nxjerrë një trup i pajetë, por nuk dihet ende se kujt i përket.

Ndërkohë, po vijojnë kërkimet brenda banesave të djegura.       

Të fundit