Flash News

E-TJERA

Katër ditë në Vlorë, Meloni shfaqet duke pirë kafe me Ramën

Katër ditë në Vlorë, Meloni shfaqet duke pirë kafe me

Giorgia Meloni, kryeministrja italiane ndodhet ende në qytetin bregdetar të Vlorës.

Pas tre ditësh qëndrimi dhe ekspeditash në ujërat e kristaltë të Jugut, ku vila qeveritare në të cilën ajo po qëndron ka qenë hermetike, Meloni për herë të parë është fotografuar në Vlorë pasditen e sotme.

Katër ditë në Vlorë, Meloni shfaqet duke pirë kafe me

Ajo është ndalur në një kafene të Vlorës, në shoqërinë e kryeministrit Edi Rama, bashkëshortit Andrea Giambruno, vajzës Ginevra, motrës së saj Arianna e bashkëshortit Francesco Lollobrigida (ministri italian i Bujqësisë), por edhe ambasadorit italian Fabrizio Buçi.

Këto janë imazhet e para të qarta të Melonit duke ecur në rrugët e Vlorës, pas videos së publikuar nga La Stampa që tregonte udhëtimin e saj me skaf për në Dhërmi.

Katër ditë në Vlorë, Meloni shfaqet duke pirë kafe me

Kryeministrja e Italisë erdhi në Shqipëri me ftesë të Ramës, duke ndërprerë përkohësisht pushimet e saj në Puglia, në një fermë pranë Ceglie Messapica.

Katër ditë në Vlorë, Meloni shfaqet duke pirë kafe me

Të fundit