Flash News

E-TJERA

Katër ditë pas zgjedhjeve, Bordi i Transparencës rrit çmimet e karburanteve

Katër ditë pas zgjedhjeve, Bordi i Transparencës rrit

Bordi i Transparencës katër ditë pas zgjedhjeve ka vendosur që të rrisë çmimin e naftës dhe benzinës në vend.

Me vendimin e datës 18 maj, nafta do të shitet 179 lekë për litrër, pra 6 lekë më shumë.

Benzina 178 lekë për litrër, krahasuar me çmimin e mëparshëm është 5 lekë më shtrenjtë.

Sipas vendimit gazi do të shitet 63 lekë për litër me pakicë, ndërsa shumica 51 lekë për litër për automjetet.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 85 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 18 Maj ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të fundit