Flash News

E-TJERA

Tre fëmijë gjejnë armë në mal teksa kullosnin bagëtitë, vritet aksidentalisht 13-vjeçari

Tre fëmijë gjejnë armë në mal teksa kullosnin

Një 13-vjeçar ka humbur jetën, pasi është vrarë aksidentalisht. Ai ka qenë së bashku me dy fëmijë të tjerë në mal për të kullotur bagëtitë, ku kanë gjetur dhe një armë zjarri.

Pasi kanë dërguar bagëtitë në stan, tre minorenët kanë nisur të luajnë me armën, e cila ishte e mbushur dhe për pasojë i mori jetën një prej fëmijëve.

Ngjarja është raportuar rreth mesnatës, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia, që të japë më shumë detaje lidhur me këtë rast.

Dyshohet se 13-vjeçari është me mbiemrin Keqi, ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Gërnac në Mat.

Të fundit