Flash News

E-TJERA

Katër gazetarë fitojnë çmimet e BE për gazetarinë investigative në Shqipëri

Katër gazetarë fitojnë çmimet e BE për

Katër gazetarë janë vlerësuar këtë vit me çmimet e BE për gazetarinë investigative.

Gazetaret Luljeta Progni, Geri Emiri, Anila Hoxha dhe Esmeralda Keta u përzgjodhën nga shumë kolegë si fitues të këtij viti për historitë e tyre në lidhje me abuzimin e të drejtave të punëtorëve në Shqipëri, korrupsionin në ndërtim dhe abuzimet pas perdes së pandemisë.

Çmimi i parë shkoi për gazetaren Luljeta Progni e ABC News për kronikën “Skllevërit e naftës” që vendos në qendër të saj historitë njerëzore të naftëtarëve shqiptarë që prej vitesh luftojnë për të drejtat e punës dhe statusin e tyre.

Gazetari Geri Emiri fitoi çmimin e dytë për një seri shkrimesh që raportojnë mbi pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi Shqipërinë perëndimore, kryesisht Durrësin. Shkrimet trajtojnë çështjet e ndërhyrjeve të pakontrolluara nëpër ndërtesa, të cilat kushtuan jetë njerëzish, mbi dëmet në trashëgiminë kulturore nga tërmeti dhe procesi i rindërtimit si dhe mbi pasojat e tërmetit mbi jetët e qytetarëve të dëmtuar.

Gazetaret Anila Hoxha dhe Esmeralda Keta të Top Channel fituan çmimin e tretë për shkrimin: “Qeveria ‘manipuloi’ bilancin e ndihmave për shtresat në nevojë gjatë Covid 19”, një hulumtim që u krye mes kushteve të vështira të krijuara nga pandemia e koronavirusit dhe që trajtoi problemet e lidhura me mbështetjen ndaj familjeve të varfra dhe përgjigjen e administratës shtetërore lidhur me këtë.  

Çmimet e Bashkimit Evropian për Gazetari Investigative jepen nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative. Një juri e pavarur, e përbërë këtë vit nga Albana Kasapi, gazetare e BBC, Idro Seferi, korrespondent i Deutsche Ëelle dhe televizionit publik zciveran në Beograd dhe Elira Çanga, gazetare dhe eksperte e zhvillimit të medias në Tiranë, përcaktuan fituesit këtë vit mes 19 aplikimeve të 22 gazetarëve.

Të fundit