Flash News

E-TJERA

Katër humbje jete nga Covid-19, ulet numri i të infektuarve

Katër humbje jete nga Covid-19, ulet numri i të infektuarve

Katër persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije nga nga 1400 testime, kanë rezultuar 195 qytetarë të infektuar. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

“Janë kryer 1400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki:

109 në Tiranë, 9 në Gjirokastër, 8 në Durrës, nga 6 qytetarë në Fier, Divjakë, Sarandë, Berat, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 3 qytetarë në Vlorë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Kavajë, Himarë, Përmet, nga 1 qytetar në Gramsh, Dimal, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Dropull, Selenicë, Patos, Dibër, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe.

Janë 7065 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:

një qytetar nga Korça 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 67 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç, një qytetare nga Fieri 85 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,784 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSh.

Të fundit