Flash News

E-TJERA

Katër humbje jete, rriten më tej rastet ditore me Covid-19 në Shqipëri

Katër humbje jete, rriten më tej rastet ditore me Covid-19 në

Janë rritur më tej shifrat me Covid-19 në vendin tonë. Minisitria e Shëndetësisë bën me dije se nga mbi 8 mijë testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 1,801 qytetarë. Ndryshe nga një ditë më parë, ku nuk u regjistrua asnjë viktimë, në 24 orët e fundit katër persona kanë humbur jetën.

Tirana ka numrin më të lartë të infeksioneve të reja, rreth 1 mijë raste. MSH bën me dije se janë 12,283 raste aktive në të gjithë vendin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 303 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 202,967 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht në spitalet covid po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  5,962

Fier 1,111

Durrës 995

Elbasan  856

Shkodër 762

Vlorë  765

Berat 425

Gjirokastër  460

Lezhë  365

Korçë 310

Dibër 172

Kukës 100

Të fundit