Flash News

E-TJERA

Katër muaj në detyrë, jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Sarandës. Kush e zëvendëson

Katër muaj në detyrë, jep dorëheqjen kreu i Kadastrës

Katër muaj pasi mori detyrën, ka dhënë dorëheqjen kreu i Kadastrës së Sarandës Andri Dhima. Në vend të saj është emëruar Aida Demi, e cila prej 3 vjetësh ka mbajtur detyrën e drejtoreshës në Zyrën Juridike të Sarandës.

Nuk dihet arsyeja e kësaj dorëheqjeje, ndërsa Demi është drejtuesja e tretë që emërohet në krye të këtij institucioni brenda këtij viti.

Sot ka pasur ndryshime edhe në krye të Kadastrës së Vlorës, ku drejtori Klodian Troci është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar Reinard Meta.

Të fundit