Flash News

E-TJERA

Katër muaj pas inaugurimit, rruga 'e artë' Qukës–Qafë Plloçë bllokohet plotësisht nga rrëshqitjet

Katër muaj pas inaugurimit, rruga 'e artë'

Aksi rrugor Qukës–Qafë Plloçë vijon të jetë plotësisht i pakalueshëm për qarkullimin e mjeteve, pas rrëshqitjeve të tjera masive të dherave të regjistruara gjatë natës. Segmenti është mbuluar gjithashtu nga reshjet e borës, duke e bërë situatën edhe më problematike.

Bllokimi i rrugës ka nisur që një ditë më parë, ndërsa mjetet e kompanisë kontraktore ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e dherave dhe hapjen e aksit. Për momentin, qarkullimi po devijohet përmes rrugës së vjetër të Qafë-Thanës.

Situata është konsideruar e rrezikshme, pasi rrëshqitjet e dherave kanë vënë në rrezik edhe jetën e qytetarëve. Gjatë ditës së djeshme, një automjet që po kalonte në këtë aks është goditur nga dherat menjëherë pasi ka dalë nga tuneli, duke i shpëtuar pasojave fatale vetëm për shkak të fatit.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje serioze, pasi rruga Qukës–Qafë Plloçë është inauguruar vetëm rreth katër muaj më parë. Ky aks, i përfunduar pas 16 vitesh punimesh, ka pasur një kosto prej rreth 260 milionë euro, ndërsa tani përballet me probleme të rënda që çojnë në bllokim total të qarkullimit.

Të fundit