Flash News

E-TJERA

Katër persona humbin jetën nga Covid-19, 570 të infektuar. Si është gjendja në spitale

Katër persona humbin jetën nga Covid-19, 570 të infektuar. Si

Katër persona humbin jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë sqaron se nga 3469 testime, kanë rezultuar pozitivë 570 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Janë kryer 3469 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 570 qytetarë, në këto bashki:

260 në Tiranë, 45 në Fier, 33 në Durrës, 19 në Vlorë, nga 18 qytetarë në Kamëz, Sarandë, 17 në Gjirokastër, nga 16 qytetarë në Berat, Korçë, Shkodër, 13 në Pogradec, 12 në Elbasan, 10 në Lushnje, nga 5 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Vorë, Librazhd, nga 4 qytetarë Gramsh, Kuçovë, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Kukës, Shijak, Krujë, Patos, Mallakastër, Dropull, Devoll, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Dibër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar Peqin, Dimal, Memaliaj, Këlcyrë, Libohovë, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Kavajë, Tropojë, Has, Malësi e Madhe, Vau i Dejës.

Janë 7,780 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 62 vjeç, një qytetare nga Durrësi 71 vjeçe, një qytetar nga Korça 76 vjeç, një qytetare nga Tirana 77 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 549 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,639 që nga fillimi i epidemisë”, njofton ministria.

Të fundit