Flash News

E-TJERA

Katër të rinj u dogjën brenda automjetit, zbardhet dinamika e aksidentit tragjik në Prezë!

Katër të rinj u dogjën brenda automjetit, zbardhet dinamika e

Një aksident tragjik që ndodhi në Fushë Prezë i ka marrë jetën katër të rinjve, Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik për shkak të mënyrës së dhimbshme të humbjes së jetëve të tyre.

Sipas burimeve, aksidenti ndodhi pranë një pike të betoniereve në zonë. Betonierja sapo kishte dalë nga puna dhe ishte futur në rrugë, kur makina tip Benz, ku udhëtonin katër të rinjtë, e goditi nga pas.

Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti i të rinjve shpërtheu menjëherë në flakë, duke mos u dhënë asnjë mundësi për t’i shpëtuar tragjedisë. Policia po heton nëse betonierja kishte sinjale stopa të ndezura apo jo në momentin e aksidentit, pasi kjo mund të ketë ndikuar në fatalitetin e përplasjes.

Ngjarja ka hapur një diskutim të madh mbi masat e sigurisë rrugore dhe rregulloret që duhet të respektohen nga mjetet e tonazhit të rëndë. Hetimet pritet të hedhin më shumë dritë mbi shkaqet e sakta të kësaj tragjedie të rëndë.

 

Të fundit