Flash News

E-TJERA

“Kathimerini”: Si u tërhoq Rama nga deklaratat përçmuese ndaj grekëve?

“Kathimerini”: Si u tërhoq Rama nga deklaratat

Kryeministri Edi Rama reagoi pas kritikave që pasuan deklaratat e tij në Abu Dabi, ku gjatë një bisede me gazetarin greko-amerikan John Defterios u shpreh me tone që u interpretuan si përçmuese ndaj grekëve, duke shkaktuar reagime në media dhe qarqe politike në Athinë, shkruan "Kathimerini".

Në një sqarim të mëvonshëm, Rama u shpreh i habitur nga reagimi i “disa mediave në Athinë dhe disa politikanëve grekë të lodhur”, duke theksuar se deklarata e tij ishte thënë me humor dhe u shkëput nga konteksti për t’u shndërruar, sipas tij, “në një polemikë publike me pasion nacionalist”.

Kryeministri shqiptar theksoi se nuk ka asnjë dyshim për identitetin grek të Platonit dhe Aristotelit, duke nënvizuar respektin e tij për Greqinë dhe popullin grek.

“Greqia është një vend për të cilin kam ndjenjat më pozitive. Populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm dhe një vëlla i pandashëm i popullit shqiptar”, deklaroi Rama, duke shtuar se ushqen respekt të veçantë për kryeministrin e Greqisë.

Megjithatë, përtej deklaratave të kryeministrit shqiptar, në Tiranë po shfaqet një shqetësim i shtuar lidhur me ngadalësimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë, pavarësisht se procesi i integrimit zhvillohet në një kuadër të ndryshëm nga ai i Maqedonisë së Veriut, e cila sipas vëzhguesve politikë duket e çorientuar.

Të fundit