Flash News

E-TJERA

Kavajë, 12-vjeçari kapet i armatosur me pistoletë

Kavajë, 12-vjeçari kapet i armatosur me pistoletë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Luz i Vogël, ku një 12-vjeçar u kap nga policia duke qarkulluar me një armë zjarri pistoletë dhe një karikator me fishekë luftarak.

Falë informacionit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Policisë së Kavajës arritën të lokalizojnë dhe të shoqërojnë në komisariat të miturin, ndërsa arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të hetimeve, babai i 12-vjeçarit, shtetasi B. A., 35 vjeç, u procedua penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Ndërkohë, policia po bashkëpunon me Prokurorinë, për të zbuluar burimin e armës dhe për të dokumentuar ngjarje të tjera ku dyshohet të jenë përfshirë i mituri dhe babai i tij.

Për shkak të moshës, 12-vjeçari është lënë i lirë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Të fundit