Flash News

E-TJERA

KAYO refuzon vendimin e Gjykatës, gazetarët nuk lejohen të futen në ambientet e punës

KAYO refuzon vendimin e Gjykatës, gazetarët nuk lejohen të futen

Kompania KAYO, nuk pranon të zbatojë vendimin e Gjykatës, duke penguar hyrjen e godinës  “Panorama Group”. KAYO dhe policia ushtarake kanë mbyllur portën, duke mos lejuar drejtuesit e gazetarët të futen në ambientet e punës në godinën e Panoramës, si dhe duke e mbajtur në mënyrë të paligjshme.

Policia Ushtarake ka rrethuar komplet zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve dhe pengon gazetarët të futen e redaksinë që ndodhet në godinën e “Panorama Group”, edhe pse kjo e fundit nuk është në pronësi të KAYO-s së Ardi Veliut dhe e njohur nga gjykata.


Me një vendim të dy ditëve më parë, Gjykata e Tiranës ka vendosur që godina e Panorama të lirohet nga KAYO dhe policia ushtarake, si edhe të lejohen gazetarët të futen brenda ambienteve për të bërë punën e tyre, por kompania që mban uzurpuar ndërtesën refuzon.

Të fundit