Flash News

E-TJERA

“Ke ardhur për show?”, gazetarja përplaset me Plarent Ndrecën për Ballukun: Do shpikni imunitet hyjnor

“Ke ardhur për show?”, gazetarja përplaset me Plarent

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese 4 me 4 për pezullimin e Belinda Ballukut ka përplasur gazetaren Anila Hoxha me juristin Plarent Ndreca.

Të dy të ftuar në “Top Story” në Top Channel, Ndreca dhe Hoxha komentuan vendimin e GJK, të cilin gazetarja e lexoi në si “vendim pa vendim” dhe një përpjekje nga ana e qeverisë, për të shpikur “imunitet hyjnor”.

Ndreca reagoi duke pretenduar të kundërtën.

Pjesë nga debati mes tyre:

Hoxha: Gjykata dha një vendim pa vendim. Ka në fuqi një vendim, në të cilin u vendos pezullimi nga detyra. Akoma më thjeshtë, megjithëse gjykata ka shpallur vendimin, ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Do ketë ndonjë imunitet hyjnor më. Mos qesh fare..

Ndreca: A ka mundësi ta lexoni Komisionin e Venecias

Hoxha: Nuk të jap fare përgjigjen. Kur lexoni një vendim vetëm një paragraf, nuk jeni i ndershëm me publikun, jeni kontradiktor.

Ndreca: Unë thashë ka vendim. Pse acaroheni dhe hidheni kot

Hoxha: Ju na mësoni ligjet, unë po ju mësoj shqip që të kuptojnë shqiptarët

Ndreca: Nuk po flisni korrekt. Po më akuzoni se po shpik imunitete

Hoxha: Kur ma sjell Komisionin e Venecias, lexoje të gjithë zotëri

Ndreca: Kërkoj ndjesë që nuk të mora leje

Hoxha: Ke marrë ekskluzivitetin të na ndriçosh mua dhe publikun

Ndreca: Po tërheq vëmendjen e publikut

Hoxha: Aaa ke ardhur për shoë? Unë nuk kam ardhur për shoë, kam ardhur të raportoj.

Të fundit