Flash News

E-TJERA

"Pazari i biftekut tek Nusreti"/ KE ngriti shqetësim marrëveshjet Shqipëri-Emiratet Arabe, ironia e Pollos

"Pazari i biftekut tek Nusreti"/ KE ngriti shqetësim

Ish-ministri Genc Pollo ka reagiuar mbi nje gjetje të Komisionit Europian, cili vuri në dukje rëndësinë e vazhdueshme të tregtisë së Shqipërisë me BE-në dhe anëtarët e tjerë të CEFTA-s.

Sa i përket marrëveshjeve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Komisioni theksoi nevojën për qartësi në lidhje me mënyrën se si kompanitë e BE-së mund të konkurrojnë mbi baza të drejta dhe të barabarta për kontrata publike, siç parashikohet në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Nisur nga kjo, Pollo ironizon qeverinë teksa shkruan: Edhe pazari i "Biftekut tek Nusreti" në Emirate është një tjetër pengesë e Ramës në rrugën e Shqipërisë drejt Europës.

Rama gjeti gjoja me një miliarder arab por në fakt don të bëjë transferimin e pronës publike në portin Durrës e përreth tij tek privati i preferuar.

"Pazari i biftekut tek Nusreti"/ KE ngriti shqetësim

Të fundit