Flash News

E-TJERA

“Ke përgënjeshtruar orën e vjedhur të Bushit”, Gjekmarkaj debat me Bollinon: Fake news, është në partinë tuaj

“Ke përgënjeshtruar orën e vjedhur të Bushit”,

Analistët Carlo Bollino dhe Argon Gjekmarkaj janë përplasur mes tyre teksa diskutonin mbi kategorinë e  të pavendosurve për zgjedhjet e 25 prillit.

Të ftuar në Open, Gjekmarkaj u shpreh se partitë e vogla janë kamikazët e qeverisë, por në fund ato do të vetëvriten.

Ndër të tjera, ai akuzon gazetarin italian Carlo Bollino se ka detyruar Shtëpinë e Bardhë të përgënjeshtrojë lajmin e vjedhjes së orës së George Bush, ndërsa ky i fundit i tha se lajmet e rreme i ka në partinë e tij.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Jam dakord me Entonin që partitë e vogla janë kamikazë të qeverisë, por në fund kam frikë se do të vetëvriten . Ti në CV ke rekorde se ke përgënjeshtruar orën e vjedhur, për të ndyrë vizitën e Bushit në Shqipëri.

Bollino: Fake news është në partinë tuaj, kjo është shpifje zyrtare, unë jam thjesht një gazetar.

Gjekmarkaj:  Ti kur do t’i gjesh diçka edhe kur s’ekziston, e bën. Ti krijon një lajm që s’ekziston. Unë jam skeptik ndaj sondazheve.

Ka të pavendosur ka por nuk ka arsye që të pavendosurit t’i marrë qeveria. Sot për shembull Rama i ka bërë ftesë Çomos, e para tha që ishte një militante por një mjeke e nderuar por shkarkoi nga puna Manastirliun e Beqajn, sa do të jetë ai i besuar? Kush do e joshë elektoratin gri? Opozita.

 

Të fundit