Flash News

E-TJERA

27-vjeçari ra në koma pas arrestimit, gazetari: Segmente të ndryshme të policisë nuk po bëjnë punën siç duhet

27-vjeçari ra në koma pas arrestimit, gazetari: Segmente të

Gazetari Spartak Koka ka hedhur dyshime se rasti i 27-vjeçarit Jani Rustemaj i cili ra në gjendje kome pas arrestimit, po fshihet nga policia.

I ftuar në “Breaking” në Top News, Koka ngriti pyetjen se kë po mundohet të mbrojë policia. Gazetari tha se po tregohet njëfarë arrogance nga ana e policisë së Shtetit, për faktin se ai i përket komunitetit rom.

“Në rrugë informale nëna e tij ka mësuar se djalit të saj i është dhënë metadon, dhe se tashmë është në gjendje të rëndë e s’ka shpresa për jetën. Kë po mbron policia? Tregojnë një arrogancë kur i pyetën, se ata po festojnë “1 Majin”. Policia duhet të jetë e barabartë, pavarësisht se Jani Rustemaj i përket komunitetit rom. Familjarët akoma nuk e dinë se pse 27-vjeçari ra papritur në koma. Segmente të ndryshme të policisë nuk po e bëjnë punën siç duhet. Këto ngjarje po e njollosin të gjithë strukturën e policisë”, tha Koka.

Të fundit