Flash News

E-TJERA

"Përdori e-mail-in e të sëmurës mendore", BE reagon pas akuzave ndaj Theo Jacobs: Dezinformata të papranueshme

"Përdori e-mail-in e të sëmurës mendore", BE

Drejtoria e Përgjithshme KE për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit ka reaguar pas akuzave ndaj vëzhguesit të ONM-së, Theo Jacobs, i cili u paraqit bashkë me kryeprokuroren Elisabeta Imeraj në seancën e KPK.

Në një postim në Twitter, drejtoria i quan ta pabaza dhe të papranueshme akuzat ngaj trupës së vetting-ut dhe ONM-së, duke e cilësuar një fushatë të orkestruar që “synon të minojë reformën në drejtësi”.

“Shpërndarja e fundit e akuzave të pabaza+dezinformata të drejtuara kundër organeve të vettingut dhe IMO-së është e papranueshme. Kjo fushatë e orkestruar synon të krijojë mosbesim dhe të minojë reformën në drejtësi. BE-ja mbështet fuqishëm Vëzhguesit Ndërkombëtarë të IMO-s dhe procesin e verifikimit”, shkruan në Twitter.

Prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj kërkoi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rikonfirmim në detyrë, pasi ONM kishte ankimuar vendimin e KPK-së, sipas të cilit Imeraj pezullohej nga detyra. Kryeprokurorja u paraqit në seancë me vëzhguesin e ONM-së, Theo Jacobs.

Imeraj, me argumenta për t’u mbrotjur, referoi ditën e seancës e-mail-in e një gruaje që Theo Jacobs kishte marrë ku Imeraj akuzohej për ryshfete. Deklarata e Imerajt do të përfshinte vëzhguesin e ONM-së në një skandal.

Sipas dokumenteve që u bënë publikë më vonë, rezultoi se Jacobs kishte referuar në SPAK disa muaj më parë një e-mail të një gruaje me probleme të shëndetit mendor. Në këto kushte, SPAK ka pushuar hetimet me arguementin se denoncuesja ishte me probleme mendore.

Të fundit