Flash News

E-TJERA

KED tha se u tërhoq nga gara, reagon Zhaklina Peto: Ishte surpizë për mua, nuk ika vet dhe pse e mendova shumë herë

KED tha se u tërhoq nga gara, reagon Zhaklina Peto: Ishte surpizë
Zhaklina Peto

Zhaklina Peto, kanidadja për anëtare në Gjykatën Kushtetuese ka reaguar pas lajmit të një dite më parë se është tërhequr nga gara.

Ajo ka thënë për “Faxnews” se ky lajm ka qenë surprizë për të, duke shtuar se nuk është tërhequr vet, por se KED e ka larguar Peton.

Kjo e fundit tha se e ka menduar shumë herë tërheqjen si pasojë e padrejtësive që Peto pretendon se i janë bërë.

“Në bindjen time të brendshme unë kam menduar se çdo individ duhet të ketë frikë të mos zbatojë ligjin ndërsa një gjyqtar duhet të tmerrohet vetëm nga ideja që mund të mos e zbatojë atë. Në fakt gjatë këtij procesi çdo herë që përballesha me shkelje të ligjit mendoja të dorëhiqesha prej tij. Me vendimin e djeshëm, atë që nuk e bëra dot unë e bënë ata, vendosën të më dorëhiqnin”, tha Peto.

Të fundit