Flash News

E-TJERA

Këlliçi replikon me Baton Haxhiun: Ke marrë para nga inceneratorët

Këlliçi replikon me Baton Haxhiun: Ke marrë para nga

Deputeti demokrat Belind Këlliçi dhe analisti Baton Haxhiu kanë debatuar mbrëmjen e djeshme në studion e  “Opinion”.

Teksa replikoi me Haxhiu, Këlliçi i tha analistit se ai kishte marrë lekë nga inceneratorët. Këlliçi akuzoi portalin e drejtuar nga Haxhiu se ka censuruar faktorët opozitarë.

“Ti z.Baton e di shumë mirë që ke marrë para nga inceneratorët. Nuk e di se për çfarë ka marrë para një portal përveç se për të censuruar faktorë opozitarë. Kjo është logjika ime. Ka marrë 8 pagesa, i kanë kaluar lekët, në vlerë 4 milionë Lekë në muaj, nga inceneratorët”, u shpreh Këlliçi.

Nga ana tjetër, Këlliçi deklaroi edhe se Ahmetaj nuk i ka dhënë asnjë dokument në lidhje me këtë çështje.

“Nuk kam asnjë lidhje me Arben Ahmetajn, por as me persona të tretë nuk kam patur mundësi të më sjellë dokumente. Po të ishte për Arben Ahmetajn kjo çështje nuk do ishte hapur kurrë mbase se Arben Ahmetaj ka mëkatet e veta. Erdhi momenti që Arben Ahmetaj u kërcënua me jetë, është hera e parë që një zv/Kryeministër kërcënohet nga Kryeministri. Në momentin që u kërcënua ai doli dhe pohoi ato çka në fakt PD ka të paktën 4 muaj që i nxjerr çdo ditë me fakte dhe me prova”, tha Këlliçi.

Të fundit