Flash News

E-TJERA

Këlliçi: Shumë shpejt pritet masë zyrtare ndaj Veliajt

Këlliçi: Shumë shpejt pritet masë zyrtare ndaj Veliajt

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka bërë deklaratën e fortë ku tha se ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt dhe zyrtarëve të tjerë të Tiranës do të ketë një masë sigurie.

I ftuar në një studio televizive, Këlliçi tha se Veliaj ka vjedhur taksat e shtetit dhe ka abuzuar me fondet.

"Unë pretendoj se Veliaj ka vjedhur taksat dhe ka abuzuar me lekët e shqiptarëve. Të hapë letrat për inceneratorin e Tiranës, lejet për ndërtime e tjerë...

Një zyrtar i këtij shteti duhet të mësohet me nocionin e frikës ndaj drejtësisë. Premtimin tim për transparencë e kam mbajtur dhe do të vazhdoj ta bëj.

Do të ketë një masë zyrtare ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe zyrtarëve të tjerë dhe kjo nuk është aspak për tu habitur", tha Këlliçi. 

 

Të fundit